KORCE

Në analizën e punës së Institucionit të Prefektit gjatë vitit 2023 Prefekti i Qarkut të Korçës Nertil Jole, vlerësoi si shumë efektive praninë institucionale në terren dhe përcaktoi objektiva konkrete për plotësimin e detyrave në vijim dhe për bashkëpunimin me të gjithë aktorët në qark, në funksion të ofrimit të shërbimeve sa më të mira ndaj qytetarëve.

Sipas Joles ajo që ka spikatur më së shumti gjatë vitit që lamë pas, është menaxhimi i emergjencave, i cili ndërlidhur dhe me turizmin është në vëmendje kryesore të institucionit të prefektit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

I pranishëm gjatë analizës ishte edhe drejtori i përgjithshëm i prefekturave Arben Xhaferi, i cili kërkoi që trendi i ndjekur deri më tani të vazhdojë edhe për këtë vit, sidomos për sezonin turistik që duhet kthyer në sezon gjithëstinor. Ai njohu punonjësit e prefekturës me punën që po bëhet për ndryshimin e Ligjit për Prefektët dhe njoftoi specialistët e institucionit se po punohet për ngritjen e pagave të tyre në një tjetër nivel.

Prefekti i Qarkut të Korçës shprehu bindjen se me angazhim të përbashkët do të ketë arritjet e pritura nga qytetarët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: