Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, nga studio  News24, i ka bërë thirrje kolegëve të tij të opozitës, që përpos ndasive, të ulen dhe të bëjnë një draft të përbashkët dhe t’i qëndrojnë atij.

Ai tha se i mbështet kërkesat e tyre për Komisionet Hetimore, por atë të Reformës Zgjedhore shprehet se kanë disa pikëpamje ndryshe.

“Unë jam nënkryetar i PD, zyrtare, unë nuk ngre dorën të votoj asnjë variant. I ftoj hajde të bëjmë një draft të përbashkët opozitar dhe i qëndrojmë këtij drafti sepse opozitës i intereson produkti i kësaj reformë, ndryshimin i kodit zgjedhor…”, tha ai.

Më tej, ai tha se ajo që opozita po bën në Kuvend duke bllokuar foltoren dhe duke penguar punimet, nuk po jep asnjë rezultat për ta, por përkundrazi po forcon mazhorancën.

“Përveç legjitimitetit, kërkesat për ngritjen e Komisioneve që ne e mbështesim për Hetimoren, por pavarësisht vullnetit të mirë të kërkesave, këto tre muaj provuan qartë që jo vetëm nuk u arritën kërkesat e opozitës, por kemi përkeqësim të kushteve të opozitës. Duke shfrytëzuar si alibi situatën në parlament, kemi një rregullore të parlamentit të njëanshme shumë më mbytëse për opozitën seç ishte para këtij momenti.

Kush është përfitimi? Do vetëm pa arsye të kuptosh që kjo rrugë është treguar e paefektshme.

I ftoj në racionalitet kolegët, edhe pse mund të mendojmë ndryshe. Duhet ndryshuar qasje”, u shpreh Çollaku.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb