Është kulturë e një komuniteti kur di t’i vlerësojë dhe ti mirëmbajë veprat e artit, ca më tepër ato me të cilat janë në kontakt një masë të madhe njerëzish, sikundër ndodh me veprat që ka qyteti ynë, me të cilat qytetarët takohen disa herë në ditë. Të mendojmë se dhe të huajt që vizitojnë qytetin shkojnë pranë tyre dy herë vajtje dhe ardhje.

Monumenti “Çerçiz Topulli”, vepër e “Skulptorit të Popullit” Odise Paskali e inaguruar në mars të vitit 1934 dhe siç thotë autori heroi ynë jeton në mendjen e zemrën e popullit si heronjtë e lashtësisë, të thjeshtë e madhështore jo vetëm nuk do të vihet në vëndin e mëparshëm por do të ngrihet dhe 1.25 cm më lart, që i bie të lartësohet deri në katin e tretë të hotel “Çajupi”, gjë e papranueshme për syrin e vizitorit dhe sigurisht po të ishte gjallë autori do të revoltohej.

Vendosja dhe pozicioni i veprës ka qënë shumë i studjuar nga autori, arkitekti dhe vetë qytetarët gjirokastritë, të cilët e ngritën me kontributin

e tyre. Natyrshëm qe për lëvizjen dhe montimin e tij duhet të merren specialistët, skulptorët, të cilët qytetit tonë nuk i mungojnë. Maks Mero,skulptor i njohur gjirokastrit, autor i shumë veprave skulpturore në vend dhe Kosovë është marrë me lëvizjen e statujës dhe po ai duhet të jetë për montimin e tij, se këto janë vepra të rralla artistike, që të mos ndodhë si me monumentin e dy heroinave , si një nga rastet e rralla të grave të varura në Europë, që sot për fat të keq nga keqpërdorimi i solucioneve , monumenti është nxjerë jashtë ekspozimit, duke e detyruar “Skulptorin e Merituar” K. Kostaqi ta ribëjë nga e para,apo nga mospastrimi i tyre të humbasin detajet e fytyrës, format e gdhëndjes e për rrjedhojë shikuesi nuk kupton çfarë shpreh vepra, siç ndodh te skulptura “Në pritë” e S.Papamihalit (ura e Nanxës), “Festivalistët” K.Kostaqi, bazorelievi i gjimnazit S.Papamihali , bazorelievi për Skënderbeun H. Dule etj.
A meritojne veprat e artit të trajtohen në këtë mënyrë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb