Ervin Salianji ka folur pas dështimit të mbledhjes së Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Ai ka deklaruar se mazhoranca nuk e do reformën dhe se do të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese.

Në fjalën për gazetarët, Salianji u shpreh se kjo është pengmarrje e drejtuesve të dalë me votat e PD dhe tallje me qytetarët.

Salianji: Deputetët që kanë marrë me dhunë bashkëkryesimin kishin konfirmuar pjesëmarrjen por e bojkotuan si 2 vite me radhë. Nuk duan reformë, e thanë hapur se si do adresojnë problematikat, do përpiqen të blejnë vota për të bërë zgjedhje kushtetuese. Kjo është tallja me qytetarët dhe pengmarrje të drejtuesve të dalë me votat e PD. Ky është regjimi që kemi

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: