Jannik Sinner shkruan historinë e tenisit, është i pari italian që shkon në finale të Australian Open. Ky kualifikim rekord bëhet edhe më i rëndësishëm pasi e arriti përballë numrit një në botë, Novak Djokovoc. 22-vjeçari zhvilloi një sfidë fantastike duke mposhtur Djokovic 3-1 me sete: 6-1, 6-2, 6-7, 6-3.

Djokovic humbet për herë të parë në karrierë një gjysmëfinale në Melbourne, teksa kishte 33 ndeshje radhazi që nuk humbiste, me tenistin serb që e ka fituar 10 herë Australian Open.

Serbi, numri 1 në botë, fitoi me “tie break” vetëm setin e tretë, por më tej në fushë dominoi Sinner, ndjeshëm më superior, duke dominuar në fushë në tre setet e tjera. Italiani shkon në finalen, ku do të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida mes Medvedev dhe Zverev.

Te femrat, finalja do të diskutohet mes ruses Sabalenka dhe kinezes Zheng. Hera e parë që dy tenistet përballen në një finale grand slam, e cila do të zhvillohet të shtunën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb