Gjykata ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën për ndryshimin e masës për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Beleri.
Beleri ka arsyetuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe rrethanat për mbajtjen e tij në burg pasi ai nuk përbën rrezik si edhe hetimet kanë përfunduar dhe ai nuk mund të dëmtojë provat.
Ai është arrestuar prej 12 majit të vitit të kaluar i akuzuar për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit, në të cilat ai mori shumicën e votave në bashkinë e Himarës.
Beleri po ashtu ka kërkuar të kryejë betimin si kryebashkiak i qytetit jugor, por nuk është lejuar.