Manchester United fitoi me shifrat 2-4 ndaj Newport, duke vazhduar kështu rrugëtimin në FA CUP. Në ndeshjen e vlefshme për 1/16-at, “Djajtë e kuq” realizuan me Fernandes dhe Mainoo brënda 13 minutash.

Vendasit nuk u demoralizuan dhe në Rodney Parade (Newport), Morris ndëshkoi portierin turk të United, Altay Bayindir. Në pjesën e dytë, Evans (47’) shfrytëzoi në maksimum një krosim të Lewis.

Gjithsesi, të besuarit e Ten Hag arritën të shënonin edhe 2 herë. Antony nuk fali në të 68-tën, pas një topi të kthyer te ai nga shtylla. Në fund pati kohë edhe për Hojlund. Vëmendja e Manchester United zhvendoset tashmë në kampionat, ku me datën 2 shkurt përballë do jetë Wolves në Molineux Stadium (Wolverhampton).

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: