Një aksident ka ndodhur gjatë natës në aksin Gjirokastër-Mashkullorë, ku janë përfshirë dy mjete. Gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, mes tyre një çift.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, ku po marrin ndihmë mjekësorë.

Lajmi në përditësim…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb