Real Madrid bën detyrën. Këtë herë, Los Blancos triumfuan 0-2 në fushën e Getafes. Mysafirët e nisën shumë mirë ndeshjen, madje rrezikuan 2 herë brenda 12 minutash. Fillimisht Vinicius “flirtoi” me golin, ndërsa më pas Joselu lëshoi sinjale të qarta.

Gjithsesi, pikërisht sulmuesi Joselu do zhbllokonte takimin në të 14-tën minutë, duke ndezur atmosferën te tifozët e galaktikëve, që kishin ardhur për të parë ndeshjen në “Coliseum Stadium”.

Vendasit e patën të vështirë të dilnin në lojën e tyre, pasi përpara kishin një mbrojtje solide.Me fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën golin e sigurisë, sërish me anë të Joselu. Me këtë rezultat, Reali është në krye me 57 pikë, 2 pikë më shumë se Girona. Getafe gjendet në mesin e tabelës.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: