Abër Xhaja i cili gjatë Big Brother VIP në sezonin e parë është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’ ka dhënë një intervistë në Vila24 me moderatoren Anila Çela. Xhaja ndër të tjera ka treguar se këtë sezon ka më shumë porosi për të dërguar mesazhe brenda shtëpisë më të famshme por vendin e parë sipas tij e mban Romeo.

“Vitin e kaluar thuajse të gjitha porositë ishin për Luizin, këtë vit ka akoma më shumë personazhe. Është akoma herët për të dalë në përfundime por vendin e parë për porosi e mban Romeo. Para se të vija në emision më shkruajti një vajzë donte të dërgonte një mesazh për Romeon dhe Heidin.

Sa ndodh diçka atje, ngrihen fansat dhe duan të çojnë mesazhe. Po ka patur porosi për Ilnisën, Julin për Lisin ka patur thuajse për të gjithë” – tha Xhaja për News24.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: