Christian Eriksen do ta mbyllë sezonin te Manchester United. “Sky Sports UK” raporton se pavarësisht interesimit të Galatasaray-t, mesfushori danez ka vendosur të mos lëvizë në këtë afat kalimtar dhe të qëndrojë në Manchester, të paktën deri në qershorin e ardhshëm.
Eriksen ka zhvilluar 19 paraqitje në kampionat dhe Kupë. Ai numëron një gol kundër Nottingham Forest dhe dy asiste. Ish-futbollisti i Interit ka një kontratë me “Djajtë e Kuq” të vlefshme deri më 30 qershor 2025.
Vitet e para të Eriksen ishin te Ajax, përpara se të transferohej te Tottenham. Në CV e tij ka edhe skuadra si Inter dhe Brentford.
(J.S/BalkanWeb)