Studentja e Institutit Kulinar Neranxi Kristina Elezaj ka fituar çmimin “The Rising Star” në kompeticionin e shefave te rinj te kuzhinës te zhvilluar ne Indi me pjesëmarrjen e 60 shteteve. Elezaj gatoi një pjatë tradicionale shqiptare e cila u vlerësua maksimalisht nga juria
Ne Indi Olimpiada me e njohur e kulinarisë në botë për kuzhinieret e rinj “The Young Chef Olympiad” ka shpallur fituesit e saj mes tyre edhe një shqiptare. Vizioni i konkursit të kulinarisë është te sjelle boten me afër nëpërmjet ushqimit, pasi ushqimi bashkon njerezit.
Instituti Kulinar Neranxi mori pjesë në këtë kompeticion te rëndësishëm me studentet e saj dhe shkëlqeu duke fituar një çmim te lakuar “The Rising Star”. Cmimin e fitoi studentja Instituti Kulinar Neranxi Kristina Elezaj.
Instituti Kulinar Neranxi ka përfaqësuar për herë të parë Shqipërinë, duke e futur ne listën e 60 vendeve ne botë të cilat morën pjesë në kompeticionin e konceptuar si një festë e bukur e traditave kulinare të vendeve pjesëmarrëse.
Instituti Kulinar Neranxi çoi për herë të parë në Indi pjatat tradicionale shqiptare të cilat morën shumë komplimenta nga shefat e pranishëm dhe të ftuarit.
Shqipëria padyshim qe bëri një përfaqësim dinjitoz në këtë garë të kuzhinierëve të rinj nga mbare bota, ku studentja e dalluar e Institutit Kulinar Neranxi Kristina Elezaj arriti të rrëmbente çmimin e rëndësishëm “The Rising Star”.
Kristina u prit me brohoritje dhe emocione nga miqtë e saj dhe docentët e Institutit Kulinar Neranxi, aty ku të rinjtë e apasionuar pas kulinarisë bëhen shefat e talentuar të së nesërmes, por gjithashtu ata kanë mundësi të marrin pjesë në gara të tilla kaq të rëndësishme si ‘The Young Chef Olympiad’ pasi shkolla ofron standarde të niveleve më të larta ndërkombëtare.