Pamjet që shihni tregojnë vendin ku u dogjën dy automjetet që përdorën autorët e atentatit ndaj biznesmenit Ardjan Gjeloshi.
Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pjesëmarrës në atentat kanë qenë të paktën 4 persona që lëviznin me një automjet Range Rover dhe një Golf.
Atentatorët kanë pritur ardhjen e Ardjan Gjeloshaj për ta goditur, pasi ai lëvizte me automjet të blinduar, çka nuk lejonte eliminimin ndërsa ishte duke lëvizur me automjet.