TIRANE
Këngëtari i mirënjohur Bujar Qamili ishte i ftuar në programin “FitStation” në News24. Në një rrëfim të gjatë nga pedonalja e Shkodrës me moderatoren Çenkuela Hasa artisti foli por kënaqësinë më të madhe shpirtërore që profesioni i ka dhënë ndër vite.
“Me profesionin tim kam pasur kënaqësi të shumta por kënaqësia më e madhe për mua, miqtë dhe familjen time ka qenë dhënia e titullit “Nderi i Kombit” nga ish presidenti Ilir Meta, për mua ka qenë një gëzim shumë i madh”- tha këngëtari duke shtuar se edhe pse kanë kaluar 2 vite ai ende nuk ka marrë shpërblimin monetar për këtë titull.
“ Unë kam marrë vetëm duartrokitje deri tani. Titulli “Nderi Kombit” shoqërohet me një vlerë por monetare, unë nuk e kam marrë asgjë pasi janë disa ligje që nuk e bëjnë të mundur ta marrësh këtë vlerë para moshës 65 vjeç. Mosha 65 vjeçare kushedi kur vjen dhe uroj të na vij, por besoj se do e marr dhe unë”- shtoi ai.