Augustin Palokaj, korrespondent i “Koha” në Bruksel ka komentuar vizitën e Sekretarit amerikan të Shtetit Antony Blinken në Tiranë.

Në një lidhje skype për News24, ai u shpreh se arsyeja se përse Blinken dhe SHBA zgjodhën Tiranë për të dhënë mesazhet amerikane në lidhje me rajonin, ishte se Shqipëria është i vetmi vend në rajon që nuk ka problem me asnjë vend të Ballkanit Perëndimor.

Pjesë nga biseda:

Blinken viziton Shqipërinë si të vetmin vend në rajon, por për një situatë më të gjerë për situatën në Ballkanin Perëndimor. Duke pasur parasysh këtë situatë, Tirana është gjetur si vend për këtë vizitë. Pritet ajo që tashmë dimë. I dimë qëndrimet amerikane për Kosovën. Kosova dhe Serbia duhet të përmbushin obligimet për dialogun, që dalin nga i proces. Në rastin e Kosovës të shprehin dhe shqetësime që edhe SHBA dhe BE i kanë quajtur të njëanshme.

Mesazhet e Blinken, sinjalet janë dhënë. Çfarë jehone ka pasur lajmi i vizitës në rajon?

Tirana për një kohë të gjatë është qendër që nuk ka problem me asnjë vend të Ballkanit Perëndimor. Të gjithë mund të shkojnë për takime bilaterale.
Ndaj është edhe adresë për t’u vizitua nga zyrtarë të lartë të BE dhe SHBA.
Ajo që pranojnë në Bruksel është që roli i SHBA është i rëndësishëm në rajon. BE dhe SHBA kanë një qëndrim në lidhje me Ballkanin. Një dallim i vogël është që SHBA mbështesin “Ballkanin e Hapur”, ndërsa BE kanë hezitime rreth nismës. Mendojnë se idetë e nismës duhet të përmbyllen në Procesin e Berlinit.

Shqipëria është pozicionuar në vendin e duhur në arenën ndërkombëtare.

Brukseli si komentoi atë që ndodhi në këshillin e Sigurimit mes Vuçiç dhe Kurtit?
Në Bruksel nuk ka pasur jehonë dhe nuk është konsideruar e rëndësishme. Vendet që morën pjesë në debat, e thanë atë që thotë BE pra e shohin me sy kritik vendimin e Kosovës dhe kërkojnë një mënyrë për të adresuar problemet e popullatës serbe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: