Një punëtor vdiq dhe tre u plagosën në shembjen e një kantieri ndërtimi në qytetin italian të Firences, njoftoi të premten agjencia italiane e lajmeve Ansa, me zyrtarët lokalë që thanë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Zjarrfikësit kanë shkruar në llogarinë e tyre zyrtare në platformën e rrjetit social X se aksidenti ka ndodhur në rajonin veriperëndimor të qytetit dhe është shkaktuar nga shembja e një pllake në një ndërtesë.
Eugenio Giani, presidenti i rajonit të Toskanës, tha për SkyTG24 se dy punëtorë u nxorën nga rrënojat në një gjendje shumë kritike dhe se kishte pak shpresë për tre punëtorë të tjerë të bllokuar nën pllakë. Në Telegram, Giani tha më herët se më shumë se një person kishte vdekur, pa dhënë një numër të saktë.
❌#Firenze, crollo in cantiere edile: tra le macerie proseguono da parte dei nuclei #USAR e #cinofili dei #vigilidelfuoco le operazioni di ricerca di altri possibili operai dispersi. Nel video il sorvolo dei #droni [#16febbraio 12:00] pic.twitter.com/vR7Qwfb0rG
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) February 16, 2024
Nga ana e tij, kryebashkiaku i Firences, Dario Nardella i tha SkyTG24 se tre punëtorë kanë vdekur, tre janë shtruar në spital në gjendje stabile dhe një numër i paspecifikuar njerëzish janë të zhdukur.
❌#Firenze, crollo del solaio di un prefabbricato in un cantiere edile a Nord-Ovest della città: dai #vigilidelfuoco #USAR sono stati estratti in vita tra le macerie 3 operai. Squadre al lavoro dalle 9 per le operazioni di soccorso [#16febbraio 10:45] pic.twitter.com/OCQBZm8MjH
— Vigili del Fuoco (@vigilidelfuoco) February 16, 2024
Kryeministrja Georgia Meloni shprehu ngushëllimet e saj për familjet e punëtorëve.