Shoferët në autostradën I-95 në Filadelfia, nuk u besuan syve kur panë një kalë që galoponte pranë tyre.
Incidenti ndodhi rreth orës 4:45 të mëngjesit të së martës, ndërsa dëshmitarët pohuan se kali vraponte në korsinë e majtë me një shpejtësi prej gati 60 km/h. Mësohet se kali ishte larguar nga stallat e Klubit të Riding Urban Fletcher Street.

Përfaqësuesi i organizatës joqeveritare ka pohuar se herën e fundit që ka kontrolluar stallat kanë qenë të kyçura, duke lënë të hapur mundësinë e sabotimit.

Pas ngjarjes, kali u dërgua te veterineri për një kontroll dhe më pas për të pushuar në stalla, ndërsa po mendohet të ndërrohet emri dhe të quhet ‘I-95’, si autostrada në të cilën u gjet duke galopuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: