Emisioni Vetting zbuloi të tjera shkelje të kryetatimorit, Ceno Klosi, i cili punësoi si këshilltar, njeriun që rezulton se i ka dhuruar vëllait te tij një restorant luksoz te Kodrat e liqenit. Konkretisht sipas dokumenteve rezulton se Mikel Lesaj i dhuroi Gent Klosit kompaninë që xhiron 600 mijë euro ne vit. Në bazë të dokumentacionit, vëllai i Ceno Klosi ka dy biznese, lokalin ‘Tom Tom’ në Bllok dhe një restorant luksoz ‘Vila Feliz’ të kodrat e Liqenit.

Për vitin 2021 dhe 2022, restoranti pati xhiro rreth 800 milionë lekë. Nga investigimi i emisionit “Vetting” në “News 24”, rezulton se në vitin 2019 dy aksionerët V.M. dhe O.T. themelojnë kompaninë “T.O.V. 2019”. Në vitin 2019, V.M. ia shet aksionet Mikel Lesajt dhe E.A. Ky i fundit ia shet aksionet Genti Klosit për 250 euro.
Ndërkohë, Mikel Lesaj dhe O.T. ia dhurojnë aksionet Genti Klosit.

Kjo zemërgjerësi e gradon Mikel Lesajn, këshilltar të Ceno Klosit, vëllait të Genti Klosit. KLSH ka kërkuar shkarkimin e Ceno Klosit kur ishte në krye të Agjencisë së Ujësjellës Kanalizimeve dhe të OSHEE-së, por në vend që të shkarkohej sipas rekomandimeve të KLSH, qeveria aktuale e ka ngritur në detyrë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: