Tre persona janë vrarë në një sulm ukrainas me dron në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas asaj që ka raportuar guvernatori i zonës.
Në një deklaratë në Telegram , Vyacheslav Gladkov tha se një makinë u godit nga një “dron kamikaz” në periferi të fshatit Pochaevo. Brenda makinës, sipas tij ndodhej një grup me punëtorë ndërtimi.
Rajoni jugor i Belgorodit të Rusisë dhe rajone të tjera në kufi me Ukrainën janë sulmuar shpesh nga forcat ukrainase gjatë luftës, duke qenë në shënjestër nga dronet e forcave ukrainase.