Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar se Amnistia Penale është e cunguar pasi 95 përqind e veprave penale të parashikuara në Kodin Penal nuk parashikohen.
Ai ka theksuar se si pasojë e amnistisë nuk do të përfitojnë ata të cilët janë dënuar nga GJKKO, por persona si në rastin e Ilirit, një persona që u mor shembull nga ministri për të treguar se se amnistia para së gjithash ka synim ndihmën dhe rehabilitimin e personave që kanë vuajtur 2/3 e dënimit.
“Iliri është i martuar, ka 7 fëmijë, pasi ka shlyer dënimin është punësuar në shërbimin e provës si mirëmbajtës. I është kthyer jetës së rregullt. Do bëjmë cmos për shkollimin e fëmijëve.
Meqë jemi tek amnistia, një nga parimet kryesore është humanizmi dhe riintegrimi në shoqëri.
Për ata që si Iliri kanë vuajtur 2/3 e dënimit.
U bënë bashkë e thanë: O burra të shpëtojmë Republikën.
Amnisti e cunguar. 95 përqind e veprave të kodit Penal janë të përjashtuara. Askush prej nesh nuk ka qëllim të amnistojë asnjë persona të dënuar nga GJKKO”, tha ai.