LUSHNJË – Të tjera detaje janë mësuar nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Lushnjë, ku në një magazinë ka pasur një shpërthim dhe si pasojë e së cilës, 2 persona kanë ndërruar jetë dhe 7 të tjerë janë plagosur.

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur për Balkanweb dosjen e plotë të Policisë për ngjarjen e rëndë në Lushnjë. Ndër të tjera, në dosje thuhet se shkak për shpërthimin është bërë një avari.

“Nga hetimet e kryera dhe nga konkluzionet paraprake të ekspertëve dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një avari që ka ndodhur gjatë procesit të punës që kryente viktima Roland Hoxha për prerjen dhe çmontimin e disa profileve të hekurit duke përdorur flakën me nxehtësi të lartë që prodhohet nga djegia dhe përzierja e oksigjenit me Acetilenin. Kjo avari ka bërë që një nga bombulat e cila dyshohet të këtë qenë më përmbajtje gazi acetilen ka shpërthyer duke shkaktuar dhe dëmet me pasojë humbjen e jetës së dy shtetasve, plagosjen e shtatë të tjerëve dhe dëmtimin e objektit, banesave dhe e bizneseve përreth”, thuhet në dosjen e policisë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb