TIRANË – Sot mbushen një vit nga ajo që njihet si masakra e Paskuqanit, ku Dan Hutra vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ka folur për emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti, nëna e Etleva Kurtit. Kujtojmë se Etleva Kurti u vra në oborr nga Dan Hutra.

“Dëgjova një zë tek porta, që tha a kjo është shtëpia e Vladimir Kurtit. Unë mendova se mos janë ata të dritave, kupton. Vajza ishte në bahçe me mua. Vetëm kam dëgjuar krismat dhe zërin e vajzës që bërtiti “Oj mam bre”. Monstrën e pashë duke kaluar tek dera. Vajza kishte 1 orë që kishte ardhur këtu.

Me Dan Hutrën nuk kemi pasur asnjë konflikt, asgjë. Asnjëherë në botë nuk e prisja se do të ndodhte diçka e tillë. Ai është futur brenda në dhomë e nuk më ka parë mua. Ka hyrë në shtëpi përpara ekzekutimit. Për djalin që është në burg, Vladimir Kurti, nuk di ç’të them, është në burg, ka problemet e veta edhe ai”, tha nëna e Etleva Kurtit.

Etleva Kurti u vra nga Dan Hutra teksa ndodhej në banesën e saj. Më vonë u raportua se kjo vrasje mund të jetë bërë, për shkak të konflikteve që Dan Hutra ka pasur në burg me vëllain e Etlevës, Vladimir Kurtin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb