Një seancë ndryshe kjo e sotmja në Kuvendin e Kosovës. Këngëtari Ilir Shaqiri, edhe këngëtarja Shkurte Fejza kënduan në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 26 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.
Fejza ka kënduar këngën “Mora fjalë”. Paraprakisht, u intonuan himni shtetëror dhe kombëtar.
Në seancën solemne prezentë janë Rifat Jashari, presidentja Vjosa Osmani, ish-presidenti Fatmir Sejdiu, ambasadorë e të tjerë.