INDI – Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në shtetin e Maharashtra-s në Indi.
Një djalosh 12-vjeçar i quajtur Mohit Ahire po lunate video-lojëra, kur në dhomën e tij hyn një leopard.
Ai ishte brenda një zyre në një sallë dasmash në lagjen Nashik.
Djali iku menjëherë nga dhoma dhe arriti që të marrë edhe celularin e tij.
Zyrtarët nga departamenti i pyjeve më vonë qetësuan situatën dhe zhvendosën leopardin në një pyll.
Ndërsa pamjet e kamerave të sigurisë u bënë virale, Ahire mori shumë lëvdata për të menduarit dhe vepruarit e tij të shpejtë.
(BalkanWeb)