Në qendër të programit “Gëzuar me ju” këtë të diel ishin “3 Musketjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda dhe Redon Makashi. Të ftuar në program ishin edhe miq, kolegë, dashamirës dhe të afërm të tyre. Në studio ishte edhe gazetarja Anila Basha, e cila u shpreh se nëse gazetarët vetëm me anë të fjalës së tyre kanë ndikim në publik, artistët kanë fjalën, muzikën dhe interpretimin.
Anila Basha zbuloi se kur ka qenë adoleshente ka rënë në dashuri me Redon Makashin pasi këngëtari publikoi këngën “Dikur unë luaja me ndjenjën e saj”.
“Unë isha një adoleshente që bija përmbys te televizori kur dilte Redoni. Një gjimnaziste që rashë në dashuri me të vërtetë me të. Nuk e dija se si do të ishte e ardhmja ime, që do të isha gazetare dhe do të kisha mundësi ta njihja nga afër dhe ta intervistoja”, kujtoi ajo.
“Të shikoje Redonin në atë kohë, atë djalin bukurosh, ato sytë e vegjël, ato flokë e gjata…”, shtoi më tej gazetarja, duke shkaktuar shumë batuta dhe humor në studion e “Gëzuar me ju”. Ndërkohë vetë Redon Makashi mes të qeshurash dhe emocionesh, tha: “Na u skuqën faqet”.
(BalkanWeb)