Ajo që nisi si plagosje, përfundoi me një viktimë. Katër të rinj u përfshinë në një konflikt të çastit në një lokal në qendër të Fierit, ku një 19-vjeçar është goditur me thikë dhe më pas ka humbur jetën më pas në spital nga plagët e marra.
Lajmi është bërë i ditur nga BalkanWeb nga gazetarja Marsela Topi, e cila bën me dije se policia ka identifikuar dhe arrestuar një prej autorëve, Florjan Muka.
Grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.
Një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një person është në spital i plagosur.