Një konflikt ka ndodhur pak minuta më parë në qendër te qytetit te Fierit. Disa persona janë grindur mes tyre dhe pasi debati ka agravuar në përleshje fizike një prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka goditur një 19-vjeçar.

I riu u dërgua në spital por nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë 4 persona, ndërsa një prej autorëve ka rënë në prangat e policisë

Ende nuk ka njoftim zyrtar nga policia për motivin e sherrit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Grupi hetimor sapo ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e dinamikës së kësaj ngjarjeje të rëndë.

Një prej autorëve është shpallur në kërkim, ndërsa një person është në spital i plagosur.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: