Deputeti Tritan Shehu ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD, ku sipas burimeve për BalkanWeb ka pasur edhe një përplasje me deputetin Nallbati.

“ Kam thënë që edhe nëse jepen komisionet nuk janë suksese, sepse gjendja e situata është përkeqësuar me burgosjen politike të Berishë,. Forma e vijimit të aksionit mund të shikohet. Mos mendojmë se nëse marrim dy komisione marrim suksesin. Suksesin nuk e kemi me PS dhe Ramën por me përkrahjen e elektoratit tonë, sic u pa në protestë. Duhet të koncentrojmë aksionin politik në atë që është më e rëndësishme, izolimin politik të Berishës. Ta bëjmë para ndërkombëtarëve apo kudo mundemi.

Beteja jonë duhet të jetë për të kundërshtuar burgosjen e Berishës. Mos fshihemi pas gishtit”, tha ai.

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb