Prefektja e qarkut Fier Rajmonda Balili nuk paraqitet në Gjykatën e Posaçme në seancën për verifikimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera e kryer në bashkëpunim në dy raste, dhe falsifikim dokumantash në kohën kur ushtronte detyrën e kryebashkiakes së Patosit.

Burime konfirmojnë se Balili ndodhet në SHBA dhe masa e sigurimit pezullim mga detyra do ti caktohet kur te kthehet ne vendin tone. Rajmonda Balilaj po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë “Genti 001′ fituese para se të zhvillohej tenderi, duke kryer kështu shkelje të barazisë në tendera. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100% të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos.

Seanca vijon për pjesën tjetër të personave nën hetim, përkatësisht

2- Shkelqim Beqiri- Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

3- Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit
Masa e sigurisë

4- Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

5- Bora Murati – Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

6- Vangjel Nushi – me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

7- Arben Manoku – Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: