Klinika “Biqiku Medical Center” në Elbasan, me një eksperiencë disavjeçare sjell risi në mjekësinë shqiptare, duke ofruar diagnostikimin dhe kurimin e plotë të plagëve diabetike. Realizimi i këtyre ndërhyrjeve i është besuar një ekipi mjekësh specialistë, të drejtuar nga mjeku turk, Ejup Gynsoj.

Klinika “Biqiku Medical Center” prej vitesh ofron shërbime me standarte elitare, duke sjellë në Shqipëri eksperiencën e mjekëve më të njohur nga Europa e më gjerë, e kombinuar kjo me teknologjinë më bashkëkohore dhe teknikat inovative të mjekimit dhe ndërhyrjeve kirurgjikale. Mjeku Ejup Gunsoy shpjegon rezultatet e arrira në pak muaj për mbylljen e plagëve të shkaktuara nga diabeti, djegiet apo aksidente të ndryshme.

Kur erdha për herë të parë në këtë klinikë më la përshtypje të jashtëzakonshme, si një klinikë me stadarde eltiare dhe me mjekë shqiptarë dhe të huaj tejet të kualifikuar. Pas prezantimit të parë vendosa të bashkëpunoj me klinikën Biqiku Medical Center, për t’i shërbyer popullit shqiptar. Teknika që po përdorim për kurimin e plagëve diabetike është një teknikë e re, që përkon me ndalimin e prerjeve të plagëve të shkaktuara nga diabeti. Gjithashtu, kurojmë edhe plagë të shkaktuara nga aksidente të ndyshme apo diegie, të cilat janë të vështira për t’u mbyllur. Puna që kemi bërë për mbylljen e plagëve të mëdha ka dhënë rezultate shumë të mira te pacientët tanë, në vetëm 3 muaj.

“Biqiku Medical Center”, tashmë ofron paketa shërbimi për pacientët që zgjedhin të kurohen në këtë klinikë, dukë u mundësuar atyre jo vetëm cilësi në shërbim, por edhe një mjedis tejet familjar. Doktor Gunsoy shton se në klinikën “Biqiku Medical Center” pacientëve u ofrohen konsulta të vlefshme dhe këshilla të çmuara, për të përballuar sa më mirë, jo vetëm sëmundjen, por edhe ngarkesën emocionale që ajo u shkakton.

Gjithashtu, gjatë muajve në vijim stafit aktual të kësaj klinike do t’i bashkohen edhe disa mjekë të tjerë me eksperiencë në spitalet më prestigjoze të botës, duke e shndërruar këtë klinikë mjekësore ndër më elitaret në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: