Sokol Mjacaj, i dënuar me burg përjetë dhe autor i sulmit në burgun e Peqinit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për t’u izoluar në regjimin 41 Bis, por kjo kërkesë është rrëzuar.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Kërkuesi, Sokol Mjacaj, më datë 03.01.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Kundërshtimin e udhërit Nr. 685, datë 15.12.2023 të Ministrit të Drejtësisë “Për vendosjen në regjimin e posaҫëm të ushtrimit të të drejtave në burgun e sigurisë së lartë të të burgosurit Sokol Mjacaj”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112 dhe dhe 471 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 25, datë 25.03.2024, vendosi:
1.Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit Sokol Mjacaj.
2.Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.
3.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaҫme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Tiranë, më datë 25.03.2024
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar
(BalkanWeb)