Pas qëndrimit të tij në qeli, pasi ndodhet i arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spital.
Mësohet se Goro nuk është ndjerë mirë mbrëmë nga ana shëndetësore, ndaj dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar atë për ndihmë mjekësore në QSUT.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Goro vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin. Kujtojmë se sot Goro ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut.
(BalkanWeb)