Victoria Beckham ndau një postim në rrjetet sociale me nusen e saj Nicola Peltz.

Dizajnerja e famshme e modës dhe modelja dhe bashkëshortja e djalit të saj, Brooklyn Beckham kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Pavarësisht raportimeve që dikur ato kishin mosmarrëveshje, tashmë dy femrat duket se janë mirë dhe kanë lënë pas çdo keqkuptim.

Në një video që ajo ka publikuar në llogarinë personale në Instagram, të dyja pozojnë së bashku për kamerën në një yaht.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Me veshë lepurush në flokë, dy femrat u futën në frymën e Pashkëve dhe nuk ngurruan të kërcenin para kamerës gjatë festimve të Pashkës. Në mbishkrimin e postimit, stilistja shkroi: “Të dua shumë Nicola”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb