Përmes lojës së dritave dhe siluetave, përmes poezive e veprave që la pas, miqve që e njohën dhe ata që e takuan, Dritëro Agolli është përkujtuar në Tiranë. Nën titullin “Arratisje në Kohë jetë” për tri ditë në parkun “Rinia” takimet me nxënës, interpretimet, tingujt muzikorë dhe zhytjet në artin grafik me teknologjinë e artit imersiv, Agolli erdhi përmes një ditari hologramik me data të rëndësishme të jetës dhe veprës së tij si gazetar, poet, shkrimtar, politikan, në kohë e mosha të ndryshme. Në çelje, e bija Elona Agolli, nuk i fshehu emocionet..
Vizitorë më të veçantë të ekspozitës së artit imersiv ishin Fëmijët e Institutit të nxënësve që nuk dëgjojnë. Në tri ditët e aktivitetit, takimet letrare, muzikore e tinguj që i shoqëruan patën të pranishëm, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Dritëro Agolli” dhe të “Sami Frashërit” . Aktiviteti i organizuar nga Fondacioni Kulturor “Dritëro Agolli”, pati një qasje të veçantë për t’u thelluar mbi stacione të rëndësishme të historisë sonë përmes jetës dhe veprës së Dritëroit, në dy sisteme, para dhe pas tranzicionit të gjatë, të gjitha këto ardhur mes gjigantografive, filmimeve, ilustrimeve, pikturave dhe portreteve të Dritëroit krijuar nga artistë të njohur e të rinj.