Një vajzë adoleshente akuzohet se ka therur me thikë nënën e saj, pasi kishte marrë iPhone.

Lajmi u njoftua nga  zyrtarët e policisë në Pennsylvani, ndërsa ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes në Wilkes-Barre të Pensilvanisë.

Oficerët e gjetën gruan me plagë të shumta me thikë në qafë dhe në shpinë, dhe me gjak që i rridhte nga koka.

Në shtëpi u gjet edhe një djalë 11-vjeçar i cili kishte plagë nga thika në shpinë por që ishte jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje nuk u gjetën thika apo armë të tjera të mundshme, por u vu re se sirtarët dhe dollapët ishin të kyçur.

Në vendngjarje ishte edhe vajza 13-vjeçare e gruas, e cila u arrestua dhe u akuzua për vrasje, dy akuza për sulm të rëndë dhe manipulim provash.

Policët raportuan se vajza dukej e shqetësuar dhe e penduar, duke pranuar se kishte vrarë nënën e saj gjatë një debati që shpërtheu pasi asaj iu mor iPhone.

Ajo tha gjithashtu se thikën me të cilën e goditi nënën e saj e la jashtë shtëpisë së një fqinji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: