TIRANE

Ka çelur siparin panairi ‘Work and Study’ në Pallatin e Kongreseve, ku marrin pjesë shumë biznese, kompani dhe universitete, për të krijuar një urë mes shkollës dhe tregut të punës.

Vëmendje të veçantë në këtë panair mori stenda e Universitetit Luarasi. Me qindra maturantë dhe studentë që në orët e para të hapjes së Panairit qëndruan në radhë përpara stendës së Luarasit, për tu informuar mbi programet që ky universitet ofron, dhe mbi masterat shkencorë apo profesionale me një gamë të gjerë. Po ashtu maturantët janë takuar me pedagogët e universitetit, për të marrë informacione të detajuara mbi pyetjet e tyre.

Pikat të forta të Luarasit janë praktikat që studentët zhvillojnë krahas teorisë, si edhe konkurset ku ata marrin pjesë, por edhe shkalla e lartë e punësimit të studentëve që në bankat e shkollës.

Edhe në fakultetin e mjekësisë, rëndësi e veçantë i kushtohet përgatitjes sa më të mirë të studentëve, ku krahas kurrikulave moderne dhe stafit të përgatitur, studentët zhvillojnë praktika të shumta.

Luarasi ecën gjithmonë me hapin e kërkesave të tregut, për të ofruar më të mirën në çdo program, si ato shkencore, edhe ato profesionale.

Për të gjithë maturantët e interesuar panairi Work And Study do të qëndrojë i hapur në datat 3 dhe 4 prill në Pallatin e Kongreseve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: