Presidenti Bajram Begaj, në 75-vjetorin e themelimit në NATO-s është shprehur se uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt.
Begaj, theksoi se pa NATO-n siguria globale është e paimagjinueshme.
Postimi:
Duke shënuar 75 vjetorin e NATO-s, ne jemi të bashkuar në mirënjohje me aleatët tanë. Uniteti dhe vendosmëria kanë formësuar botën tonë të sigurt. Pa NATO-n, siguria globale është e paimagjinueshme.
(BalkanWeb)