Mes debateve Këshilli i Mandateve ka diskutuar mbi fatin e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Këshilli vendosi t’i drejtohet me një raport seancës plenare të së enjtes. Kreu i grupit demokrat Gazment Bardhi tha se raporti duhet te jete i qarte dhe të dërgojë në Kushtetuese çështjet e mandatit të Xhaçkës.

Por mazhoranca bëri të qartë se në seancën e së enjtes do paraqitet një raport, i cili pas votimit do t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i grupit socialist Bledo Çuçi bëri të qartë se askush nuk detyron deputetët si të votojnë. Ervin Salianji akuzoi mazhorancën se prej mbi një viti ka dalë në mbrojtje të Olta Xhaçkës dhe paligjshmërisë. Në seancë për votimin e Raportit të Këshillit të Mandateve nevojitet shumicë e thjeshtë votash. /News 24

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb