Një person është kanosur duke i vendosur një sasi tritoli ne automjet, por fatmirësisht lënda plasëse nuk ka shpërthyer.
Ngjarja ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme ne qytetin e Kurbinit. Gazetari Elidon Ndreka raporton për BalkanWeb se mjeti është në pronësi të Fatjon Likës.
Sipas burimeve, një person është shpallur në kërkim si i dyshuar në lidhje me ngjarjen.
(BalkanWeb)