Drejtoria e Përgjithshme kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe emigrantëve të paligjshëm ka zhvilluar një operacion në të gjithë Shqipërinë.
Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetari Igli Çelmeta.
Mësohet se nga ky operacion janë rreth 26 urdhër arreste, ndërsa të përfshirë janë edhe efektivë policie.
Raportohet se u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: Endri Seiti, Luan Tafalla, Endrit Ismailaj, Arnol Shpata, Xhuljeta Çopa, Artur Mata, Antonio Specchio, Artan Sulaj, Luan Sulaj, Shkelzen Matmuja (Bokciu), Bukurosh Muja, Lulzim Lami, Tome Preka, Xhulio Krasniqi, Edmond Baklli, Iglan Alliçi, Emmanuel Ella, Komisar Altin Hasani, Specialist per Sektorin per te Huajt ne Departamentin per Kufirin dhe Migracionin ne DPPSH, Komisar Edmond Barha shef seksioni për migracionin e parregullt ne Drejtorinë për Kufirin dhe Migracionin Tirane.
Sakaq Inspektor Ariel Hoxha punonjës policie ne Kom Pol Kufitare Rinas i është caktuar masa e sigurisë arrest ne shtëpi, ndërsa detyrim paraqitje është caktuar për Inspektor E.H. punonjës policie në Kom Pol Kufitare Rinas.
Operacioni është shtrirë në disa qytete të vendit kryesisht në pikat kufitare, por edhe në zonat ku kalojnë rrugën ndërqytetase.
(BalkanWeb)