Sekretari i Shtetit Antony J.Blinken do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të G7 që do të mbahet në Capri nga 16 deri më 19 prill.

Ky takim do të mbledhë së bashku ministrat e Jashtëm të Italisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Japonisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për të diskutuar përpjekjet e përbashkëta për të formuar një botë të lirë, të sigurt dhe të begatë.

Ambasada amerikane në Romë shkruan në X.

Sekretari pret të diskutojë mbështetjen për Ukrainën kundër luftës së agresionit të Rusisë, adresimin e krizës në Lindjen e Mesme dhe stabilizimin e Haitit si dhe thellimin e partneriteteve në mbarë botën për çështje me interes të përbashkët, duke përfshirë financat e zhvillimit, ndryshimet klimatike, inteligjencën artificiale, shëndetin publik, paqen dhe sigurinë.

(BalkanWeb/Ansa)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: