Temperaturat e larta të pazakonta për muajin prill goditën Spanjën, pasi agjencia kombëtare e motit AEMET parashikoi se shumica e vendit gjatë fundjavës do të përjetonte temperatura 5 deri në 10 gradë Celsius mbi normën. Temperaturat qe kane përfshirë Spanjën jane te ngjashme me muajin qershor dhe keto masa ajrore e kane origjinen nga Afrika e veriut.
“Unë nuk mendoj se kjo nxehtësi është normale në Spanjën veriore në këtë periudhë të vitit. Është e vështirë të kuptohet se si në prill mund të kemi nxehtësi kaq intensive” u shpreh një qytetare spanjolle.
Në Bilbao, qe njihet për motin e tij më të freskët dhe me shi, banoret dhe te huajt u shfaqen me veshje verore ndërsa ne qytet temperaturat shkuan ne 31 gradë Celsius.
“Për mua personalisht që vij nga Anglia ku nuk ka shume diell, është diçka shume positive” u shpreh nje turist nga Britania e Madhe.
Në Portugali, temperaturat janë gjithashtu më të larta se zakonisht për këtë periudhë të vitit, me termometrin që arrin ne 29 gradë Celsius në kryeqytetin e vendit Lisbonë, sipas agjencisë kombëtare të motit. Në zonen e Santarem, temperaturat pritet të arrijnë 31 gradë Celsius gjate te djeles.