Gjykata e Lartë cakton datën për rekursin kundër Dritan Dajtit. Rekursi u dorëzua nga prokuroria e Apelit për Krime të renda. Dajti është dënuar me 25 vite burgim për vrasjen e 4 oficereve te policisë në gusht të vitit 2009.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Dritan Dajti është në prag të lirimit nga burgu. Siç e përcakton vendimi në fjalë, seanca për Dajtin është caktuar më 4 qershor 2024.
Apeli doli kundër dënimit të Dajtit me 25 vite, por kërkon që ai të dënohet me burg përjetë. Ai përfitoi ulje pasi 3 gjyqtarë të deleguar nga rrethet në ish-Prokurorinë e Apelit të Krimeve të Rënda, i pranuan gjykimin e shkurtuar, duke e dënuar me 25 vite.
(BalkanWeb)