Pas akuzave të Bardhit se Kuvendi po shkel procedurat me mosfutjen në rend të ditës së mocionit me debat për Xibrakën, vjen reagimi nga kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi.

Ai tha se nuk mund të pranohet kjo çështje, pasi është ezauruar.

“Ne nuk pranuam as rendin e ditës për ta diskutuar këtë çështje sepse është e ezauruar gjerësisht nga drejtësia dhe Kuvendi. Në kërkesën e grupit duken qartë referencat që nga grupi Habilaj që është hetuar dhe marrë vendime nga drejtësia italiane, për të vijuar me “Xibrakën” për të cilën ka një vendim të formës së prerë. Për këto çështje është bërë edhe një debat, madje kemi pasur edhe një komision hetimor. Për ne nuk ekziston më kjo çështje”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb