Albers Keko realizoi një gol në fitoren 2-0 të Partizanit ndaj Dinamos.
“Si fillim jam i lumtur për golin, përsa i përket për Partizanin, çdo ekip ka momente të vështira. Por çfarë iku, iku. Do vazhdojmë të bëjmë mirë edhe në këto javë që na kanë mbetur. Fokusohemi te ndeshja e radhës. Po patjetër që dua gol në derbi. Rëndësi ka të shënosh në çdo ndeshje, por derbi ka ndjesi të veçantë. Dy gola në derbi apo një gjysmëfinalen e Final Four? Pse jo të dyja”, është shprehur Keko.