Vera po afron dhe Olivia Rodrigo duket se po i pret me padurim pushimet e saj.
Këngëtarja 21-vjeçare ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku dëshmon se tashmë ka hyrë përgjithmonë në stinën e verës.
Në postimin që ka bërë në llogarinë personale në Instagram, Olivia Rodrigo ka publikuar një sërë fotosh nga Kalifornia. Këngëtarja është parë javën e kaluar, teksa ka kaluar disa ditë atje me shoqen e saj të ngushtë.
Në fotot e publikuara nga ylli, ajo pozon me bikini në rërë, ndërsa nuk heziton të qëndrojë në rrugën kryesore të qytetit.
Në fotot e tjera që ka postuar, Olivia Rodrigo i ka treguar audiencës edhe disa nga pjesët e qytetit që i kanë pëlqyer.
(Balkanweb)