Gjykata e Tiranës ka liruar 4 protestuesit e ndaluar pas protestës para bashkisë.

Mësohet se togat e zeza caktuan masën ‘detyrim paraqitje’ për 4 protestuesit. Po ashtu gjykata iu ka ndaluar atyre pjesëmarrjen në protesta.

Kujtojmë se pas hekurave ra Kevin Vidrica, Bernard Metaliaj, të dy 18 vjeç, të cilët akuzohen për përdorim të lëndëve piroteknike, ndërsa Franc Kaloshi, 35 vjeç, për ushtrim dhune ndaj punonjësve të policisë. Për masë sigurie ka dalë edhe Artan Muçmata.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb