Një mundës iranian MMA (Artet e Përziera Marciale) që goditi një vajzë në ring para ndeshjes, u pezullua përgjithmonë nga sporti.

Ndeshja Hardcore e turneut MMA midis Ali Heibati të Iranit dhe Arkady Osipyan të Rusisë u zhvillua në Moskë të premten mbrëma.

Përpara se të fillonte ndeshja, siç raporton Daily Mail, Heibati goditi me shkelma një vajzë në ring, e cila mbante një karton që thoshte se po fillonte raundi i parë.

Pas asaj që ndodhi, Heibati i ka kërkuar falje përmes rrjeteve sociale gruas së quajtur Maria.

“Nuk jam sjellë siç duhet”, ka shkruar ai dhe e ka justifikuar qëndrimin e tij duke thënë se “doja vetëm të dilja të ndeshesha”. “Unë jam një burrë i martuar, ndaj respektoj gjininë femërore. Ajo bëri punën e saj dhe unë pas sherrit nuk e pranova as fajin, sepse edhe unë u godita në kokë”, shkruan ai.

Pavarësisht faljes së tij, Heibati u përjashtua përgjithmonë nga kampionati HFC.

Videot e ngjarjes tregojnë se gruaja është habitur nga sjellja e Heibatit dhe i është afruar atij për të shprehur mosmiratimin e saj. Arbitri ndërhyri për t’i mbajtur ata larg dhe duket se ka paralajmëruar Heibati për sjelljen e tij. Ndeshja filloi pak minuta më vonë, por Osipian siguroi fitoren me TKO që në raundin e parë.

Arbitri e shoqëroi Osipianin në këndin e tij pasi e shpalli fitues, Heibati u ngrit në këmbë dhe filloi të sulmonte kundërshtarin e tij, duke dhënë goditje të shumta.

Ai u mor me shpejtësi ndërsa disa persona hynë në kafaz për të ndarë dy burrat. Heibati u shfaq i mërzitur nga diçka që i thanë dhe u përpoq të godiste me shkelm në kokë një burrë që po debatuar me të.

Pamjet televizive treguan se Heibati më pas u sulmua nga njerëzit në turmë pas ndeshjes, pasi ai u shty në karrige dhe mori disa goditje në kokë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: