Aktori francez Gérard Depardieu është thirrur mëngjesin e sotëm në një komisariat policie dhe është mbajtur në paraburgim, në lidhje me akuzat për dhunë seksuale ndaj dy grave.
Në paraburgim, aktori, i cili është 75 vjeç do të merret në pyetje për dy çështjet.
Faqja investigative, Mediapart zbuloi më parë dëshmitë e 13 grave që akuzojnë aktorin simbol të kinemasë franceze për abuzim dhe dhunë të karakterit seksual.
Por, ai refuzon gjithçka.
Depardieu është tashmë i hetuar që nga viti i kaluar për përdhunim dhe sulm seksual dhe këto dëshmi të reja, të cilat do të kishin të bënin me abuzimet e kryera mes viteve 2004 dhe 2022, gjatë xhirimeve të 11 filmave ose serialeve televizive, janë shtuar tashmë në një dosje gjyqësore shumë komplekse.