Ziadin Sela, lider i Aleancës për Shqiptarët është i ftuar të mërkurën në “Pressing” të T7 ku foli për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në Maqedoninë e Veriut javën që vjen. Sela me partinë e tij është në koalicionin e Frontit Evropian bashkë me Bashkimin Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit.
Në kampin shqiptar kundërshtar e kanë koalicionin VLEN. Për politikanët e VLEN, Sela ka thënë se e shqetëson që po “i duartrokasin deklaratave antishqiptare të Hristian Mickovski”.
Ai ka thënë se në një formë apo tjetër Arben Taravari që ishte kandidat për president po flasin sikur “të jenë vegla të Mickoskit”. “Mënyra e paraqitjes së VMRO-së aktualisht është një tentativë për ta orientuar votën shqiptare drejt VLEN-it, por edhe kthim favori ndaj Taravarit, sepse VMRO dhe VLEN luajtën në favor të njëri tjetrit. Kandidatura e z.Taravari nuk ka qenë kandidaturë e bekuar nga ASH-ja, sepse në atë kohë ai iku dhe e dyta u pa një sjellje e një individi që duhet të zbatoi urdhra. Kam parashikuar që ndarja ishte në funksion të dikujt, sjelljet flasin sikur Taravari është peng i Mickoskit. Largimi i Taravarit ishte i parecidentë, prandaj e kam cilësuar si ikje largimin e tij.
Sjelljet e tij flasin në atë lloj drejtimi se është bërë peng i VMRO-së. Nuk mund të dali një udhëheqës partie në organin që drejton pa asnjë qëllimi të vetin, do të thotë merr urdhra dhe po anashkalon strukturat e veta politike. Qëllimi final i VMRO-së ka qenë që të shfrytëzojë periudhën dy javore mes zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare. Dhe ata kanë arritur që ta përdorin këtë por agjenda e tyre është e mbrapshtë”, -ka thënë Sela.